![](/uploads/kosova-sot/images/2022/November/19/200x200_auto_oto7916641890021668845622.jpg)
Lexoni edhe:
Pse po vazhdon të luhet kjo ”loja” e ultë evropiane me arrogancë për liberalizimin e vizave kosovare?
Robert Lewandowski ka kritikuar La Ligan pasi ndaj tij u shqiptua dënimi me tri ndeshje mos-lojë. Sulmuesi veteran u ndëshkua në ndeshjen e fundit të Barcelonës përpara pushimit të Kupës së Botës, kundër Osasuna, më 8 nëntor, transmeton "Kosova Sot Online ". Lewandowskit iu dha kartoni i dytë i verdhë nga gjyqtari Jesus Gil Manzano, pas gjysmë ore lojë. 34-vjeçari dukej se bëri pastaj edhe një gjest kundër gjyqtarit.
Pas rishikimit nga RFEF dhe La Liga të raportit të Manzanos pas ndeshjes, ata zgjodhën të rrisin pezullimin e Lewandowski në tre ndeshje.
“Për mua, është shumë e gjatë. Gjesti nuk ishte për gjyqtarin, por i drejtuar te pankina. Shpresoj që apeli të ndryshojë”, ka thënë ish-sulmuesi i Bayern Munichit, përcjell “Marca”. Barcelona ka apeluar ndaj vendimit për suspendimin e reprezentuesit të Polonisë për tri ndeshje. Kujtojmë se nëse vendimi nuk ndryshon, Lewandowski do t’i mungojë Barcelonës në ndeshjet kundër Epsanyolit, Atletico Madridit dhe Real Betisit.
(Kosova Sot Online )