Kupa e Botës ‘Katar 2022’ fillon sot
Në Katar, sot fillon rrugëtimi i kombëtareve në kompeticionin më prestigjioz në nivel të kombëtareve.
Kupa e Botës ‘Katar 2022’ fillon sot.
Katari, nikoqiri i këtij eventi prestigjioz mirëpret Ekuadorin, me fillim nga ora 17:00.
Plot 32 kombëtare do të luftojnë me të gjitha forcat për t’u shpallur më e mira e rruzullit tokësor në sportin më të shikuar dhe që ngjallë emocione të papërshkrueshme tek miliarda njerëz, futbolli.
E veçanta e këtij kompeticion që mbahet këtë vit është se do jetë për herë të parë në sezonin vjeshtor.
Kombëtaret favorite për të triumfuar në fund të kësaj garë janë: Brazili, Argjentina, Portugalia, Spanja, Anglia, Franca dhe Gjermania.
Por, duke pasur parasysh kapacitetin e kombëtareve të tjera nuk duhet anashkaluar as Holanda, Kroacia, Polonia dhe Belgjika.
Kujtojmë që në këtë edicion të Kupës së Botës nuk do jenë yje si: Fituesi i Topit të Artë, Karim Benzema, Paulo Pogba, N’Golo Kante, Marco Reus, Sadio Mane.
Para nisjes së ndeshjes, pritet një performancë nga Nicki Minaj, Maluma dhe këngëtarja libaneze Myriam Fares të cilët do të sjellin këngën zyrtare të këtij botërori, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”, “Tukoh Taka”, me tekste në anglisht, spanjisht dhe arabisht.
Rrugëtimi për të fituar trofeun më prestigjioz në nivel kombëtaresh nisë sot, ndërsa mbaron më 18 dhjetor.
(Kosova Sot Online)