Infektohet keq Ylli i shqiptar i UFC-s Ilir Latifi, suspendohet për tre muaj

  • 21 November 2022 - 09:37
Infektohet keq Ylli i shqiptar  i UFC-s Ilir Latifi,  suspendohet për tre muaj

Luftëtari i arteve të përziera marciale, shqiptari Ilir Latifi është suspenduar për tre muajt në vijim

ga UFC.  Shkak i suspendimit  iishte  një infeksion serioz.  Shqiptari Ilir Latifi është suspenduar për shkak se nuk ka zbuluar një infeksion të lëkurës, që është kërcënues për jetën, kanë thënë mjekët. Latifi mposhti Aleksei Oleinik me vendim unanim në kafazin e UFC Vegas 61 në tetor, transmeton "Kosova Sot Online".

Pas luftës, ai pranoi që kishte një infeksion në lëkurë por që nuk e kishte informuar trajnerin e tij përpara meçit.

“E shihni, madje edhe këtë javë këmba e ime është e ënjtur, nuk i kam treguar trajnerit tim por jam infektuar me stafilokokë para dy dite”, tha Latifi. “Është një sport i mahnitshëm, por margjinat për fitore janë të vogla. Kështu që punova shumë për këtë gjë deri në ditën e fundit”. “Sot kur u zgjova, këmbë ime ishte ënjtur dhe ishte sikurse ‘nuk mund ta shtyjë ndeshjen përsëri’ prandaj duhej të luftoja me ethe dhe infeksion të stafilokokut, kjo është pjesë e të qenit luftëtarë”. Pas kësaj deklarate Latifi është suspenduar nga Komisioni Atletik i Nevadës, pasi që ai nuk e ka raportuar së vuan nga infeksioni i stafilokokut, një sëmundje që mund të këtë efekte fatale për jetën e dikujt tjetër. Kjo do të thotë që Latifi, i cili përpos që do të paguajë edhe një dënim prej 350 eurosh, nuk do të mund të luftojë më në kafaz deri në vitin 2023.

(Kosova Sot Online )