Basti sportiv me deve, se kush do ta fitojë ndeshjen Angli – Iran

  • 21 November 2022 - 10:01
Basti sportiv me deve, se kush do ta fitojë ndeshjen Angli – Iran

Një bast interesant është hedhur pë ndeshjen  Angli Iran. Kafsha nuk kishte dyshim për këtë gjë… Anglia do ta mposhtë Iranin, transmeton "Kosova Sot Online".

 Çdo tifozë i Anglisë që ka pasur dyshim që Tre Luanët nuk do ta fitojnë ndeshjen e parë të Botërorit kundër Iranit duhet të largojnë, kjo duke ju falënderuar “Milliet Mistik”, devesë parashikuese. Deveja, e cila është e njohur së shfaq aftësi për tregimin e ndeshjeve të ardhshme, kishte një detyrë për të zbuluar se kush do ta fitojë ndeshjen e parë të Grupit B në mes të Anglisë dhe Iranit, e cila luhet në orën 14:00 sipas kohës tonë lokale. Millie nuk kishte dyshim në mendjen e saj dhe menjëherë zgjodhi flamurin e Anglisë, duke garantuar kështu fitoren e djemve të Gareth Southgate.

Gazeta britanike, The Sun, ka folur me pronarët të cilët kanë treguar se deveja “asnjëherë nuk ka gabuar”. “Është oguri më i mirë për Gareth dhe djemtë. Kalimi i grupeve është i kryer”, kanë thënë ata.

Parashikimet e Millie kanë një rëndësi të veçantë në Botëror. Në Katar, mikpritësi i edicionit 2022, devetë janë të famshme dhe jashtëzakonisht të resepektuara, sidomos në sportin e tyre të preferuar që është gara me devetë. Ato përdoren vazhdimisht për të lëvizur nëpër shkretëtirë, që zë një hapësirë të konsiderueshme të këtij vendi.

Në Botërorin e 2010-ës në Afrikën e Jugut, oktapodi Paul u bë viral pasi që bëri një sërë parashikimesh, madje ai parashikoi edhe humbjen e Holandës në finale nga Spanja, që ishte parashikimi më i madh i bërë prej tij.

(Kosova Sot Online )