Kane kandidati më serioz që po i sfidon Benzemën e Lewandowskin për Topin

  • 21 November 2022 - 14:53
Kane kandidati më serioz që po i  sfidon   Benzemën e Lewandowskin për Topin

Harry Kane mund të garojë me Karim Benzeman dhe Robert Lewandowskin për Topin e Artë nëse e fiton Botërorin, thotë Emile Heskey, transmeton "Kosova Sot Online".

Kapiteni i Anglisë, i cili po përgatitet për Botëroin 2022 me Tre Luanët, e ka kaluar tërë karrierën e tij me Spurs deri me tani dhe ka shënuar 261 gola për skuadrën nga Premier Liga – duke shënuar minimumi 20 gola në tetë sezone radhazi. Kane, megjithatë, nuk ka fituar ndonjë trofe as me klubin dhe as me vendin e tij dhe në mungesë të sukseseve me skuadër ai mund të shikon për ndonjë sukses individual.

Duke folur në lidhje me këtë në Paddy Power, ish sulmuesi i Anglisë, Heskey i tha Goal kur u pyet nëse Kane ka qenë ndonjëherë në garë për Topin e Artë nëse ai do të luante për skuadrat si Bayern Munchen apo Real Madrid, transmeton "Kosova Sot Online".

“Nëse Harry Kane do të luante për një klub i cili garon për trofe kryesor çdo sezon, ai do t’i sfidonte seriozisht lojtarët si Karim Benzema dhe Robert Lewandowski për Topin e Artë. Dikush me aftësitë e tij, i cili mund të shënojë gola në baza të rregullta sigurisht do të ishte. Nëse Tottenham Hotspur do të ishin në Ligë të Kampionëve çdo sezon dhe klubi do të fionte trofe, nuk ka diskutim që ai do të fitonte trofe individual. Fakt është që ai është në një klub i cili nuk e bën këtë çdo sezon, e që e pengon atë në disa aspekte. Harry Kane luan në nivel të lartë, por futbollistët rreth tij nuk luajnë”, ka thënë ai.

Me Kane që nuk ka trofe mbi supe shtrohet pyetja e zakonshme së nëse ai është duke e marrë në konsideratë largimin nga Londra Veriore. Heskey nuk është i bindur që 29 vjeçari e ka humbur këtë mundësi, duke shtuar që opsionet për largim të tij janë të mundshme.

“Harry Kane nuk ka nevojë të shkon në një top klub sezonin e ri. Lojtarë si Robert Lewandoçski dhe Cristiano Ronaldo, të cilët luajnë në nivele të larta edhe pse në moshë, s’do të thotë që Kane të shkon në një klub para se të mbush 30 vjet. Me këta djem që po e mbajnë vetën ende mirë, me shëndet dhe janë në formë të mirë, ata janë në gjendje që të vazhdojnë të kërkojnë kalimin në ndonjë klub të madh me paga të larta, pasi që e dinë se ata klube i dëshirojnë ata. Nëse Kane e bën këtë, ai mund të luajë edhe shumë vite në nivele të larta”.

Kontrata e tanishme e Kane me Tottenham zgjat deri më 2024, që do të thotë së: me kampionët e Bundesligas që e kërkojnë atë, Spurs shpejt mund të përballet me largimin e sulmuesit të tyre që në verën e ardhshme nëse ai nuk pajtohet për ta vazhduar kontratën e tij të re. 

(Kosova Sot Online )