Lexoni edhe:
Mos arritja e marrëveshjes për targat nuk është dështim, është sukses rikthimi bashkë me aleatët besnik të pavarësisë së Kosovës
Futbollistët e Iranit kanë refuzuan ta këndojnë himnin e shtetit të tyre në Botërorin e Katarit , derisa po ashtu himni është fishkëllyer edhe nga tifozët e Iranit, transmeton "Kosova Sot Online".
Himni “God Save the King” u këndua në Khalifa International Stadium dhe futbollistët anglez e kënduan atë më zë të lart. Himni i Iranit po ashtu u intonua por asnjë nga 11 futbollistët e tyre nuk e kënduan asnjë fjalë të himnin në kundërpërgjigje për situatën e tyre të ndjerë në shtetin e tyre.
Tifozët e Kombëtares që kanë trajner Carlos Queiroz në Botërorin e Katarit 2022 zgjodhën po ashtu të brohorasin në tribuna. Arsyeja? Represioni që ka vuajtur ky vend në gra për disa vite e që ka dalë në pah javët e fundit. Botërori në Katar ka vendosur në tavolinë shkeljen e të drejtave të njeriut të disa vendeve dhe himni i Kombëtares iraniane ishte një mundësi e mirë për të dërguar mesazhe të qarta tek këto vende. Mesazhi i iranianëve në tribuna.
Në Tribuna të stadiumit Khalifa International Stadium kishte shumë tifozë iranian që bartnin mesazhe për gratë e këtij vendi. Disa kishin postera dhe bluza me mbishkrime për situatën e tyre të komplikuar politike që po kalojnë ku shkruhej: Grua. Jetë. Liri.
Protestat janë të drejtuara kundër regjimit iranian pas vrasjes së Mahsa Aminit, gruas 22 vjeçare e cila në shtator ishte arrestuar dhe keqtrajtuar nga një njësi policore për mos respektim të kodit të veshjes së hixhabit të grave iraniane.
Vrasja e saj është shoqëruar me dhunë në të cilën ishte ushtruar me urdhër të qeverisë iraniane duke ngritur zemërim dhe protesta tek popullsia e Iranit të cilët janë në protesta që disa javë tashmë.
Duke qarë, me parulla dhe lutje në të cilat shkruhej “ju lutem tregoni historinë tonë”, populli i Iranit, shumica që ishin në ndeshjen Angli-Iran protestuan gjatë ndeshjes së tyre të parë në botëror.
Shumica e syve ishin të drejtuar tek sulmuesi i Bayer Leverkusen, Sardar Azmoun. Ai u zëvendësua të hënën dhe nuk ka luajtur prej fundit të shtatorit për shkak të lëndimit. Ai kishte postuar disa mesazhe në rrjetet sociale në mbështetje të revolucionit, të cilat pothuajse me ftesë në Kombëtare.
(Kosova Sot Online )