Lexoni edhe:
Futbollistët e Iranit në luftë me shtetin: Kundërshtuan ta këndojnë edhe himnin e tyre në Botërorin e Katarit
Pep Guardiola ka dhënë komentet e tij pas rinovimit të kontratës me Manchester City. Skuadra e Manchester City ka njoftuar sot për rinovimin e kontratës së Pep Guardiola, transmeton "Kosova Sot Online".
Trajneri spanjoll ka vendosur të qëndrojë në ‘Etihad’ edhe për dy vite të tjera. Për këtë, ai është shprehur i lumtur.
“Jam shumë i lumtur që do të qëndroj këtu edhe për dy vite. S’mund t’i falënderoj mjaftueshëm të gjithë në klub që më besuan mua. Jam i lumtur, rehat dhe kam gjithçka që më duhet për të bërë punën time. E di se kapitulli i ardhshëm do të jetë i mahnitshëm për dekadën tjetër”, ka thënë Guardiola, transmeton "Kosova Sot Online"
Guardiola synon të vazhdojë dominimin e tij në kampionatin anglez të futbollit, por edhe të fitojë Champions Leaguen e parë që prej largimit nga Barcelona.
(Kosova Sot Online )