Yllit anglez Jude Bellingham po i ngritet vlera e po i del zani me paraqitjen e shkëlqyeshme në Botërorin e Katarit
Pavarësisht se ka luajtur vetëm një ndeshje deri më tani në Botërorin e Katarit 2022, Jude Bellingham ka treguar se është ylli në ardhje dhe top klubet e Europës do të luftojnë për nënshkrimin e tij. Ylli anglez tashmë ka shkëlqyer në Katar dhe janë një sërë skuadrash të interesuara duke e kërkuar atë.
Goli i tij i shënuar të hënën kundër Iranit ishte i 10-ti këtë sezon për mesfushorin e Anglisë, duke shtuar edhe nëntë të tjerë që ai ka shënuar për Borussia Dortmundin. Ky është një rezultat i pakrahasueshëm në sulm për një lojtar i cili di më shumë të fitojë topa në mesfushë, i cili. Si 19 vjeçar e bën atë futbollistin me të l akmuar në tregun e Europës.
Real Madridi e ka bërë të qartë që nga fillimi që Bellingham është figura që ku mungon atyre për ta bërë transferomin e ëmbël historik të mesfushës së tyre që përbëhej nga Casemiro, Toni Kroos dhe Luka Modrid në një mefushë me Fede Valverde, Eduardo Camavinga dhe Aurelien Tchouameni që tashmë kanë filluar të luajnë titullar. Cilët klube e kërkojnë Jude Bellingham? Por, Los Blancos nuk do të jenë vetëm në këtë luftë. Liverpooli duket se do të jetë rivali më i madh i Florentino Perez në këtë luftë për të nënshkruar me anglezin. Jurgen Klopp po e shtynë përpara klubin me të gjitha forcat për të nënshkruar me lojtarin i cili ka lindur në Stourbridge të Anglisë më 2003. Manchester City po ashtu dëshiron të nënshkruajë me Bellingham, i cili ka ndërtuar një shoqëri të mirë me Erling Haaland sa ishte në Dortmund. Kjo do të jetë një atu e mirë e Citizens, të cilët do të jenë në pozitë më të mirë negociuese. Borussia Dortmund e di që do ta humbet Jude Bellingham. Çfarë është e qartë, në këtë pikë, Borussia Dortmund duket se është dorëzuar në humbjen e një tjetër ylli në bërje, pasi që pritet të ndodh ashtu si ndodhi me norvegjezin i cili migroi në Etihad këtë verë. CEO i klubit gjerman, Hans-Joachim Watzke, pritet të jep lajme për të ardhmen e lojtarit shumë shpejt pasi të përfundoi Botërori i Katarit. “Mendoj se posa të përfundojë Botërori ne do të kemi një diskutim të përgjithshëm me atë çfarë ai dëshiron”, kishte thënë ai për Bild para garës së Katarit. “Ne do të flasim me të, me prindërit e tij me të cilët kemi marrëdhënie të ngushta dhe natyrisht këshilltarët e tij”. “Lojtari duhet të na tregojë ne nëse dëshiron të qëndrojë ose nëse dëshiron të largohet. Në të dy rastet, ne do të jemi të arsyeshëm dhe të kuptueshëm. Por ne nuk mund të pretendojmë që këtë problem ta lëmë në tavolinë. Nëse klubet e mëdha involvohen, pastaj ne nuk mund të luftojmë me ta financiarisht”.
(Kosova Sot Online )