Super skandal në Botërorin 2022, ndeshja Belgjikë – Kanada drejtohet nga gjyqtari i suspenduar për korrupsion

  • 24 November 2022 - 09:15
Super skandal në Botërorin 2022, ndeshja  Belgjikë – Kanada  drejtohet nga  gjyqtari  i suspenduar për korrupsion

Kombëtarja e Kanadasë vuajti pasojat e një rezultati të padrejtë duke ju falënderuar gjyqatarit Janny Sikazwe, i cili vjen nga Zambia, transmeton "Kosova Sot Online".

Gjatë pjesës së parë në ndeshjen Kanada dhe Belgjika, gjyqtari filloi mirë dhe akordoi një penallti për Kanadanë. Thobaout Curtois bëri një pritje fantastike të goditjes së Alphone Davies por skuadra kanadeze vetëm sa kishte filluar ndeshjen. Ata e kompletuan me dominim pjesën e parë dhe në këtë rast u shkaktuan edhe dy penallti. Dy penallti të një pas njëshme ishin faule të qarta në zonë që arbitri Sikazwe vendosi që as mos ta shikonte VAR. Megjithatë, reprizat në ekran tregonin qartë që arbitri është dashur t’i akordoi të dyja penalltitë. Para së pjesa e parë të përfundoi. Shumë llogari ka filluar të shpërndajnë lajmin që ky gjyqtarë na bën të gjithëve të kruajmë kokën.  Ai tashmë ishte pezulluar për një incident që kishte ndodhur gjatë ndeshjes së vitit 2018 në mes të Tunizisë dhe Malit. Ajo që bëri në ditën e sotme zbehet me vendimet e tij në atë ndeshje.

Suspendimi skandaloz i Sikazwe nga CAF

Gjatë asaj ndeshje zyrtare, gjyqtari vendosi ta mbyll ndeshjen në minutën e 85-të. Ai po ashtu refuzoi ta shikon VAR për një karton të mundshëm të kuq që do të ndikonte në ndeshje pa asnjë dyshin. Federata Afrikane e Futbollit (CAF) bëri një rishikim të veprimeve të tij dhe e suspendoi atë. Para se kjo të ndodh, ky gjyqtar ishte involvuar edhe në skandale të kurdisjeve të ndeshjeve në Lugën e Kampionëve të Afrikës, konkretisht në ndeshjes mes Esperance dhe Primiero Agosto.

Ky arbitri nuk ia dha dy penallti të pastra Kanadasë dhe kjo favorizoi Belgjikën që arriti të shënoi golin e parë pak minuta pasi nuk e kishte akorduar penallti. Ky kapitull skandaloz, i shtohet shumë skandaleve misterioze që përfshin FIFAnë në organizimin e Botërorit në Katar.

A do të luajë ky gjyqtar rol edhe më të madh në pjesën tjetër të garës.  Nëse është kështu, e tërë Bota do ta shikojë dhe do ta drejtojë gishtin kundër tij kur luan çdo Kombëtare.

(Kosova Sot Online )