![](/uploads/kosova-sot/images/2022/November/24/200x200_kosovo-amerika-zastava-kosovo-usa1669291985.jpg)
Lexoni edhe:
Pa SHBA-të nuk ka të ardhme Republika e Kosovës
Ekipi i Interit së shpejti duhet ta bëjë një shitje të rëndësishme të lojtarëve për12 muajt e ardhshëm. Tani është vendosur që Denzel Dumfries të jetë lojtari i parë që duhet të largohet, transmeton "Kosova Sot Online ".
Mbrojtësi i djathtë holandez për momentin është në Katar me kombëtaren e tij Holandën duke garuar për Botëror nën drejtimin e Louis van Gaal. Dumfries është paraqitur disa herë për skuadrën e Simone Inzaghi këtë sezon por ka vuajtur për të pasur formë konsistente në fushë, gjë që u pa edhe në ndeshjen e parë të Holandës kundër Senegalit në Botëror.
Pa SHBA-të nuk ka të ardhme Republika e KosovësLexoni edhe:
Siç raporton Corriere dello Sport, Interi ka nevojë për të gjeneruar fonde në këto 12 muajt e ardhshme dhe janë të gatshëm ta shesin një titullar për të gjeneruar financa të reja. Ai lojtar që ata shpresojnë ta shesin është Dumfries, i cili për momentin ka çmimin 40 milionë euro.
Zikaltërit janë duke shpresuar që 26 vjeçari të luan mirë n Botëror në mënyrë që të tregon cilesit e tij në janar dhe kështu ta mbajnë atë deri në fund të sezonit.
Ofertat për Dumfries nuk kanë munguar për Dumfries; në verë Bayern Munchen kishte treguar interes për të dhe po ashtu Chelsea në të kaluarën, duke përfshirë në marrëveshje Romelu Lukaku.
(Kosova Sot Online )