Mediat angleze i kushtojnë vëmendje festimit të shqiptarëve për fitoret e Zvicres: Fluturojnë si shqiponjë

  • 24 November 2022 - 16:41
Mediat  angleze i kushtojnë vëmendje festimit të shqiptarëve për fitoret e Zvicres: Fluturojnë si shqiponjë

Mediumi prestigjios “The Sun” i ka kushtuar një shkrim  special festimit unik të shqiponjës dykrenare të Shqipërisë nga futbollistët shqiptar.

Festa me shqiponjë nga ana e shqiptarëve ka shkaktuar zemërim më herët kur është kryer nga Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri, transmeton "Kosova Sot Online".

Si Xhaka ashtu edhe Shaqiri festuan golat e tyre për Zvicrën në fitoren 2-1 ndaj Serbisë duke e bërë simbolin nacionalist të trashëgimisë së tyre etnike shqiptare. Lojtarët bashkuan duart e tyre për t’u dukur si një shqiponjë me dy koka, si ajo e flamurit shqiptar. Shaqiri atë ditë kishte veshur takat e tij të futbollit me flamurin e Zvicrës dhe të Kosovës, ku është përbuzur nga tifozët serb.

653920

Mbrojtësi gjermano-shqiptar, Shkodran Mustafi, përsëriti festimin me duar gjatë fitores së Arsenalit në Cardiff. Por pse eshtë i diskutueshëm ky festim? FIFA është nën presionin e Serbisë për të ndëshkuar golashënuesit që bëjnë këtë festim,, me ata që kërkojnë një ndëshkim për ndy ndeshje, i cili parashikohet edhe nga rregullorja e FIFA-s.

Duke folur për gazetarët pas asaj ndeshjeje të madhe, Shaqiri tha: “Ju mund të shihni se çfarë bëra dhe mendoj se është thjesht emocion. Jam shumë i lumtur që shënova atë gol. Nuk ishte asgjë më shumë se kaq. Unë mendoj se ne nuk duhet të flasim për këtë tani”.

Xhaka tha: “Sinqerisht, kundërshtarët e mi nuk më interesuan fare se çfarë menduan për festimin e shqiponjës.

Ishte për njerëzit e mi, të cilët më kanë mbështetur gjithmonë. Pë rata që nuk më lanë pas dore, në vendlindjen time, ku janë rrënjët e prindërve të mi. Këto ishin thjesht emocione të pastra”.

Xhaka dhe Shaqiri u gjobitën me një shumë prej 7630 paund secili për festën e shqiponjës së Shqipërisë, e cila u quajt si një sjellje josportive nga FIFA.

(Kosova Sot Online )