
Lexoni edhe:
Trajneri i Marokut i lutet Milanit, transferojeni Hakim Ziyech nga Chelsea
Sipas lajmit të publikuar në La Gazzetta Dello Sport, konflikti në mes të Andre Anona dhe trajnerit të Kamerunit, Rogober Song dhe presidentit të federatës, Samuel Eto’o është i pariparueshëm, kështu që portieri i Interi është larguar nga Katari me fluturimin e parë, transmeton "Kosova Sot Online".
Onana ishte lënë çuditërisht jashtë skuadrës së Kamerunit në ndeshjen e tyre kundër Serbisë të hënën. Raportet treguan që 26 vjeçari ka pasur një mospajtim teknik me trajnerin Song.
Gjatë konferencës për media pas ndeshjes, ish mesfushori tha që Onana mund ta vazhdojë Botërorin, por së pari duhet t’i ndryshojë sjelljet e tij dhe të “respektojë rregullat”.
Trajneri i Marokut i lutet Milanit, transferojeni Hakim Ziyech nga ChelseaLexoni edhe:
Federata e Futbollit e Kamerunit po ashtu lëshoi një deklaratë të hënën në mbrëmje duke konfirmuar besimin në Song dhe thanë që Onana është suspenduar përkohësisht nga skuadra. Ata nuk specifikuan nëse ai do ta vazhdojë udhëtimin e tij në Botëror, por Onana e ka marrë gjendjen në duart të veta dhe është larguar nga Katari. Sipas disa mediave, portieri i Interit tashmë është larguar dhe këtë ai e ka konfirmuar edhe përmes rrjeteve sociale. Onana ka postuar nga Parisi derisa ku ka shprehur keqardhjen e tij për atë siç ka thënë ai se “nuk është lejuar të paraqitet në fushë” dhe së “ai gjithmonë e ka konsideruar privilegj që ta përfaqësonte Kamerunin. Portier po ashtu ka shprehur pakënaqësitë e tij për mënyrën se si udhëhiqet kjo federatë dhe Kombëtarja e Kamerunit.
(Kosova Sot Online )