
Lexoni edhe:
Amerika në festë me golin e Christian Pulisicit
Ish-futbollisti i Interit, Zdravko Kuzmanoviç ka shtetësi të dyfishtë zvicerane-serbe, por që kishte veshur fanelën e Serbisë, ju jep porosi lojtarëve serbë për ti mbposhtur me forcë futbollistët shqiptar, duke ju thënë nokautoni Xhakën e Shaqirin, transmeton "Kosova Sot Online".
Ish-futbollisti i Interit, Fiorentinës, Shtutgartit, Baselit, Udineses e Malagas duket s’e nuk e ka harruar ende shqiponjën e Xhakës e Shaqirit, dhe ka porositur lojtarët serbë që të hakmerren ndaj dy shqiptarëve në fushë.
Amerika në festë me golin e Christian PulisicitLexoni edhe:
Ai ka thënë se po të ishte në fushë në ndeshjen e të premtes, do t’i nokautonte që të dy.
“Ngjarjet në Rusi nuk mund të harrohen. Nëse jeni provokues, duhet të jeni të përgatitur që gjërat të tronditin në fushë. Një thënie e bukur thotë se gjithmonë takohesh dy herë në jetë. Nëse do të isha ende lojtar, do t’i trondisja në fushë Xhakën e Shaqirin. Nuk mendoj se djemtë që ishin atje në 2018-ën ndaj Zvicrës në fushë, do ta harrojnë lehtë shqiponëjn e tyre. Shqiponja e bërë nga ta ishte një turp. Duhet të ndash sportin nga politika, djemtë nuk e bënë këtë” ka thënë Kuzmanoviq.
(Kosova Sot Online )