Lexoni edhe:
U hodh shorti për 1/8 e finales së Kupës së Kosovës, përballja më interesante ajo Prishtina-Dukagjini
Në ndeshjen e ditës së djeshme, Polonia e humbi ndeshjen me Argjentinën, por befasia ishte se prapë ia arriti që të kalojë në 1/8-ën e finales, transmeton "Kosova Sot Online".
Pas ndeshjes, Robert Lewandowski ka folur Robert Lewandowski, i cili në këtë ndeshje pak arriti që të tregojë cilësitë e tij.
“Kjo është hera e parë në jetën time që buzëqesh pas një disfate”, ka thënë Robert Lewandowski pas humbjes ndaj Argjentinës, rezultat i cili e dërgoi Poloninë tutje në fazën tjetër të Botërorit, Katar 2022.
Sipas Lewas, ata e pritën me emocione përfundimin e sfidës Arabi Saudite-Meksikë, ndërsa shtoi se me Francën do argëtohen në maksimum.
“Është fantastike që dolëm në raundin e 1/8-ës së finales. Ne ia dolëm. Një minutë nga fundi i ndeshjes në Meksikë ne ende nuk e dinim nëse ishim të kualifikuar. Franca është gjithashtu favorit për t’u bërë kampione e botës. Por ne do të argëtohemi dhe do të japim gjithçka. Pastaj do të shohim”, tha Lewandowski.
(Kosova Sot Online )