Legjenda e futbollit brazilian Pele akoma e sundon topin, në gjendje shumë të mirë shëndetësore

  • 02 December 2022 - 10:36
 Legjenda e futbollit brazilian Pele akoma e sundon topin,  në gjendje shumë të mirë  shëndetësore

Sipas raportimit në mediat ndërkombëtare, Legjenda e futbollit brazilian është mirë me shëndetin dhe  përjashton gjendjen e keqësuar shëndetësore, transmeton "Kosova Sot Online".

Ylli i futbollit me përmasa botërore, tri herë fituesi i Botërorit,  i ka falënderuar të gjithë njerëzit për mesazhet që ka marrë, edhe nga Katari, lidhur me shëndetin e tij.

Pavarësisht shqetësimet që ka pasur për shëndetin e Peles dhe dërgimin e tij në spital të martën, futbollisti që konsiderohet më i miri i të gjitha kohërave i ka siguruar përcjellësit e tij, duke thënë se kjo ishte vetëm një vizitë rutinë. Ai e bëri këtë pasi që ju bë një nderim i veçantë në Botërorin e Katari 2022, transmeton "Kosova Sot Online.

Por tani shtrohet pyetja, pse shkoi Pele në spital?

Ishet e marta kur u bë e njohur që Edson Arantes do Nascimento “Pele” ka vizituar një spital në Sao Paulo, për ta rivlerësuar trajtimin e tij kundër kancerit, dhe këtë të enjte ish futbollisti ka publikuar vetë një mesazh në rrjetet sociale ku qartëson gjendjen e tij. “Miq, jam në spital për vizitat e mija mujore. Është gjithmonë mirë kur marim mesazhe pozitive si këto. Faleminderit Katarit për nderimin dhe të gjithë atyre që me japin mesazhe pozitive”, tha 82 vjeçari brazilian në llogarinë e tij të Instagramit. Ky nderim, të cilit i referohet Pele, është urimi që ai të bëhet mirë që u shfaq në Katar, nikoqirit të Botërorit. Imazhi i tij u paraqit në rrokaqiejt e qytetit në të cilat shkruante, “Shërim të shpejt”. Tite dhe Brazil do ia dedikojnë ndeshjen kundër Kamerunit, Peles

Kombëtarja e Brazilit do të luajë ndeshjen e tretë të Botërorit sonte kundër Kamerunit, një ndeshje që ata do ia dedikojnë Peles ka thënë trajneri i tyre Tite. “Të gjithë ne dëshirojmë që Pele të këtë shëndet të mirë, përfaqësuesit më të madh, jashtëtokësorit i cili ishte tokësor. Shëndet të mirë, solidaritet i të gjithë neve me të”, tha Tite në konferencën e fundit para ndeshjes. Raporti mjekësor dhe gjendja shëndetësore e Peles. Pele është pranuar në spitalin Albert Einstein, në një gjendje stabile klinike, të cilën e ka konfirmuar raporti mjekësorë. “Edson Arantes do Nascimento është pranuar më 29 nëntor në spitalin Albert Einstein Israelite për rivlerësim për kimioterapinë kundër tumorit në zorrën e trashë që i është shfaqur në shtator të vitit 2021. Pas ekzaminimit mjekësor, pacienti u transferuar në repartin përkatës pa pasur nevojë të shtrohet në kujdes intensiv. Ish futbollisti është në shëndet më të mirë dhe në gjendje stabile klinike”, thuhet në raport. 

(Kosova Sot Online )