Legjenda e futbollit Pele është në gjendje të rëndë, i ndalohet edhe kimioterapia

  • 03 December 2022 - 16:06
Legjenda e futbollit Pele është në gjendje të rëndë,  i ndalohet edhe  kimioterapia

Ditëve të fundit po raportohet se legjenda e futbollit, Pele nuk është në gjendje të mirë shëndetësore, madje me vazhdim të përkeqësimit, transmeton "Kosova Sot Online ".

Pele të martën  e kaluar  u shtrua sërish në spital dhe gjendja vetëm sa është shkuar duke iu përkeqësuar.

Mjekët ia kanë ndaluar kimioterapinë, pasi që trupi i tij nuk po i përgjigjet, në luftën kundër kancerit të zorrëve,  transmeton "Kosova Sot Online".

Ai u shtrua në spitalin “Albert Einstein” në Sao Paolo të martën, pasi kishte probleme me ënjtje të përgjithshme.

Pele është dërguar në kujdesin paliativ dhe nuk do t’i nënshtrohet testeve ose trajtimit invaziv.

Kujdesi paliativ është për pacientët me sëmundje ose gjendje potencialisht kërcënuese për jetën dhe kujdes në fund të jetës.

(Kosova Sot Online )