Futbollistit Erion Kajtazi iu dha lamtumira e fundit

  • A.P /
  • 04 December 2022 - 17:38
Futbollistit Erion Kajtazi iu dha lamtumira e fundit

Në prani të familjarëve, bashkëlojtarëve, shokëve, trajnerëve e mësimdhënësve, drejtuesve të institucioneve dhe qytetarëve të shumtë, sot në fshatin Zasellë të Mitrovicës, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”, iu dha lamtumira e fundit futbollistit 17-vjeçar të FC “Trepça’89” dhe Kombëtares U17, Erion Kajtazi.

Kajtazi ndërroi jetë në fushën e gjelbër dje, pas një ataku në zemër.

Erioni u përcoll mes lotësh e dhembjesh jo vetëm nga familja, por edhe të gjithë ata që ishin të pranishëm në ceremoninë e varrimit.

(Kosova Sot Online)