Lajmet më të reja për shëndetin e Peles: Covidi përkeqësoi gjendjen e tij

  • 05 December 2022 - 11:08
Lajmet më të reja për shëndetin e Peles: Covidi përkeqësoi gjendjen e tij

Dy vajza dhe një nip të futbollistit më të madhe brazilian, Pele, kanë thënë që tri herë fituesi i Botërorit është i hospitalizuar që nga e marta dhe po trajtohet nga një infeksion respirator që është shkaktuar nga COVID-19, prandaj ka shpresa të përmirësimit të shëndeetit ditët nw vijim, shumë shpejtë, transmeton "Kosova Sot Online".

.Ata kanë shtuar se 82 vjeçari nuk ka rrezik të menjëhershëm të vdekjes.“Ai do të jetë mirë, është çështje kohe. Ai dëshiron ta shoh Brazilin duke e ngritur titullin e gjashtë Botëror”, ka thënë nipi i tij.

Familja e Peles bën një intervistë

Kely dhe Flavia Nascimento si dhe Arthur Arantes do Nascimento kanë thënë në një intervistë të dielën në mbrëmje (në mëngjes sipas kohës sonë) që Pele, i cili po ashtu është duke bërë kimioterapi për ta luftuar kancerin, pritet që të lirohet nga spitali Albert Einstein në Sao Paulo porsa të rikuperohet nga infeksioni në organet respiratorë. Por, as familja dhe as spitali nuk kanë një parashikim të saktë për këtë.

Spitali tha të shtunën që Pele po i përgjigjet mirë trajtimeve për infeksion dhe gjendja e tij shëndetësore nuk është e përkeqësuar si para 24 orëve. Spitali nuk ka lëshuar ndonjë deklaratë për gjendjen shëndetësore të futbollistit të dielën.

“Ai është i sëmurë, ai është i vjetër. Por, për momentin, ai është këtu për shkak të një infeksioni në mushkëri. Momentin që ai do të ndihet mirë, ai do të kthehet në shtëpi”, tha Kely Nascimento për TV Globo. Ajo jeton në SHBA dhe ka folur me video për këtë televizion.

“Ai nuk është duke thënë lamtumirë nga spitali këtë moment”, shtoi ajo.

Edson Arantes do Nascimento, i cili në tërë botën njihet si Pele, kishte tumor në zorrën e trashë që ju largua në shtator 2021, por as familja e tij e as spitali nuk kanë thënë nëse tumori i është përhapur atij në organet e tjera.

(Kosova Sot Online )