Lexoni edhe:
Djelmoshat që i siguruan 10 medalje Kosovës në Kampionatin Ballkanik
Lajmet më të reja janë inkurajuese për legjenden e futbollit botëror e brazilian. Pele është duke luftuar kancerin dhe i është nënshtruar kimioterapive, transmeton "Kosova Sot Online".
Mjeku i Peles ka thënë se shëndeti i Peles është duke u përmirësuar derisa ai duhet të vazhdojë të qëndrojë në spital. Këto komente mjeku i tij i ka bërë gjatë ditës së marte.
Djelmoshat që i siguruan 10 medalje Kosovës në Kampionatin BallkanikLexoni edhe:
82 vjeçari Pele, u hospitalizua për një javë për t’u trajtuar nga infeksioni në organet respiratorë shkaku i Covid-19. Ai pritet të largohet nga spitali atëherë kur të shërohet plotësisht nga infeksioni.
“Ai ka shenja vitale për jetë, është i vetëdijshëm dhe nuk ka komplikime të tjera”, kanë thënë mjekët e Albert Einstein në një deklaratë.
Pele, tri herë fitues i Botërorit, po ashtu është duke luftuar me kancerin dhe i është nënshtruar kimioterapisë.
Në Katar, imazhi i Peles si i ri dhe duke ngritur trofeun për Kombëtaren e Brazilit është paraqitur në bluza, flamuj të tifozëve brazilian që u mblodhën përsëri për ndeshjen e Botërorit kundër Koresë së Jugut.
Pele ka thënë që ai do ta shikojë ndeshjen nga spitali. Brazili fitoi 4-1 dhe arriti çerekfinalen.
(Kosova Sot Online )