Zgjerohet skandali, prokurorët italianë hetojnë të gjitha klubet që kanë bërë biznes me Juventusin

  • 07 December 2022 - 09:10
Zgjerohet skandali, prokurorët italianë  hetojnë  të gjitha klubet  që kanë bërë biznes me Juventusin

Mediumi italian për sportin, La Gazzetta dello Sport, ka dhënë detaje të reja se si Prokurori Publik i Torinos për momentin është duke hetuar klubet të cilët kanë bërë marrëveshje të dyshimta me Juventusin, transmeton "Kosova Sot Online ".

Bardhezinjtë për momentin janë në fokus për shkak që kanë falsifikuar të ardhurat kapitale dhe kanë paguar në mënyrë sekrete futbollistët e tyre gjatë fazave të hershme të pandemisë Covid, pavarësisht se kishin deklaruar se pagat për katër muaj janë shlyer. Andrea Agnelli dhe tërë bordi i Juventusit kanë dhënë dorëheqje javën e kaluar. Zyra e Prokurorit Publik të Torinos ka vënë në dijeni që një numër klubesh që janë miqësore me Juventusit, të cilët kanë kryer “operacione me pagesa të favorshme që janë larg vlerës së tyre fer”.

Hetuesit po ashtu besojnë që marrëdhëniet e ngushta në mes të këtyre klubeve rrezikuan “lojën fer dhe të drejtë sportive”. Klubet të cilat hynë nën këtë ombrellë janë: Sampdoria, Atalanta, Sassuolo, Empoli dhe Udinese, që ka bërë që hetuesit ta zgjerojnë gamën e hetimit të tyre. Derisa partneritet në botën e futbollit nuk janë diçka të reja dhe janë pjesë normale e menaxhmentit të klubeve, zyra e Prokurorit Publik të Torinos beson se në disa gjëra ata kanë kaluar limitet dhe rastet duhet të hetohen.

(Kosova Sot Online )