Lexoni edhe:
Arrestohet 22-vjeçari që kanosi Zana Avdiun
Mesfushori i Juventusit, Adrien Rabiot, duke folur për tëardhmen e tij, ka pranuar që ai po kalon formën më të mirë të mundshme të tij me Francën para ndeshjes me Anglinë në Botëror, derisa ai “gjithmonë ka dashur që të luaj në Premier Ligë”, transmeton "Kosova Sot Online".
Çerekfinalja do të luhet të shtunën në Katar dhe ish futbollisti i PSG-së ka folur në konferencë për shtyp formën e tij dhe të ardhmen, me kontratën e tij me Juve që skadon në qershor të vitit 2023. Ai ishte rrugës për t’ju bashkuar Manchester Unitedit në verë, por skuadra nga Old Trafford nuk pranoi që t’i jap atij pagë prej 10 milionë euro në sezon.
Arrestohet 22-vjeçari që kanosi Zana Avdiun Lexoni edhe:
“Kam pasur një rrugëtim të shkurtër në Manchester City dhe ishte shumë pozitiv. Më pëlqen atmosfera dhe ambienti i futbollit aty, pasi që është i ndryshëm nga Franca dhe Italia. Gjithmonë kam thënë do të më pëlqente të luaja në Premier Ligë”. Rabiot është pyetur nëse kjo do të ndodh pasi t’i skadojë kontrata me Juventus apo përpara? “Nuk e di. Nuk kam ndonjë skuadër të preferuar në Angli, nuk ka ndonjë që me bie në sy, në përgjithësi është liga që më tërheq mua. I përshtatet më shumë kualiteteve të mija”.
(Kosova Sot Online )