![](/uploads/kosova-sot/images/2022/December/08/200x200_Qeveria-e-Kosoves1670490458.jpg)
Lexoni edhe:
Besimi dhe anti - mashtrimi nga qeveria
Eksperti i transfereve, Fabrizio Romano ka treguar se mesfushori italian i PSG-së, Marco Verratti është pajtuar për ta zgjatur kontratën e tij me klubin francez, transmeton "Kosova Sot Online ".
Mesfushori italian është njëri prej më të rëndësishëm për skuadrën më të mirë franceze të momentit.
Pas shumë spekulimeve që e kanë rrethuar të ardhmen e tij, ky lajm sjell qetësi për tifozët parisien me Varrattin që ka qenë krucial për mesfushën e kësaj skuadre.
Raportohet që avokatët e Verrattit e kanë marrë “po”-në e klientit të tyre për të nënshkruar ofertën e propozuar të PSG dhe marrëveshja do të nënshkruhet së shpejti.
Besimi dhe anti - mashtrimi nga qeveria Lexoni edhe:
“Marco Verratti ka pranuar të gjitha detajet e kontratës së re të tij me Paris Saint-Germain, ju ka dhënë shenjë avokatëve që të vazhdojnë me procedurat – së shpejti do të nënshkruhet ajo #PSG”, ka shkruar Romano.
Verratti ju bashkua PSG-së nga skuadra e ligës së dytë italiane në atë kohë, Pescara më 2012 …. kurse kontrata e re e tij do të jetë valide deri më 2026.
(Kosova Sot Online )