Lexoni edhe:
Kjo është Mjekësia Ligjore e krimit
Ylli i futbollit Eden Hazard tani më e ka përfunduar Kampionatin Botëror me Belgjikën, duke mos arritur të kualifikohen nga grupi, kështu që pas eliminimit nga Kupa e Botës, Hazard i ka dhënë fundë edhe karrierës së tij me kombëtaren belge, transmeton "Kosova Sot Online".
Por duket se as largimit nga Kombëtarja, Hazard do të largohet edhe nga klubi i tij aktual, Real Madrid.
Kjo është Mjekësia Ligjore e krimit Lexoni edhe:
31-vjeçari është pjesë e Los Blancos që nga viti 2019, por pa arritur të lë gjurmë në Santiago Bernabeu.
Plani i qartë i belgut është që karrierën ta vazhdoj në elitën e futbollit amerikan MLS, një kampionat që vlerësohet shumë nga vet Hazard.
Megjithatë mediat në Spanjë ende nuk janë të sigurta nëse lojtari do të largohet në janar apo në verën e vitit 2023 nga madrilenët.
Hazard ka pasur oferta edhe nga Liga Premier, por qëllimi i tij nuk është të rikthehet në elitën e futbollit anglez.
(Kosova Sot Online )