Lexoni edhe:
Kjo është Mjekësia Ligjore e krimit
Louis van Gaal ka vendosur përfundimisht që të largohet nga pozita e trajnerit të Holandës, shkruan "Kosova Sot Online".
Ky vendim i tij vije pas eliminimit në çerekfinale të Kupës së Botës “Katar 2022”.
Holandezët u eliminuan nga Argjentina pas ekzekutimit të penalltive.
Kjo është Mjekësia Ligjore e krimit Lexoni edhe:
Van Gaal kishte insistuar tashmë përpara finales se ky turne do të ishte i fundit në krye të ekipit kombëtar.
“Së pari dhe më kryesorja nuk do të vazhdoj. E bëra vetëm për këtë periudhë kohore. Kjo ishte ndeshja ime e fundit në mandatin tim të tretë si trajner”, tha fillimisht ai.
“Në atë kohë unë drejtova 20 ndeshje [duke fituar 14, duke barazuar gjashtë] dhe nuk humbëm asnjë. Nuk e di sa ndeshje kemi fituar, por ju mund të kërkoni në Google ‘Louis van Gaal, ekipi holandez’ dhe të shihni vetë diferencën e golave”, deklaroi 71-vjeçari.
(Kosova Sot Online )