Zbardhet orari i finales së madhe në Superkupë- Të dielen nga ora 17:00 Trepça – Prishtina

  • S.A /
  • 10 December 2022 - 14:07
Zbardhet orari i finales së madhe në Superkupë-  Të dielen nga ora  17:00 Trepça – Prishtina

Trepça dhe Sigal Prishtina janë dy ekipet që do të “luftojnë” për trofeun e Superkupës së Kosovës në basketboll. Finalja e kësaj gare do të zhvillohet të dielën në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve, nga ora 17:00, shkruan "Kosova Sot Online".

Ndeshja pritet të jetë mjaft interesante. Përveç rivalitetit në parket, rivalitet pritet të ketë edhe në tribuna, pasi “Torcidat” dhe “Plisat” kanë konfirmuar pjesëmarrjen.

Trepça në finale kaloi pasi eliminoi Rahovecin në çerekfinale, e pastaj Bashkimin në gjysmëfinale.

Kurse, Prishtina gjatë rrugës eliminoi Ponte Prizrenin dhe Golden Eagle Yllin.

Kujtojmë se në edicionin e kaluar trofeun e Superkupës e kishte fituar skuadra e Ponte Prizrenit.

(Kosova Sot Online )