
Ten Hag flet për largimin e Ronaldos

Erik ten Hag tha se e zbuloi se Cristiano Ronaldo dëshironte të largohej pas intervistës “shpërthyese” të tij me Piers Morgan, në të cilën ai tha se nuk e respekton trajnerin holandez.
Portugezi kishte thënë gjithashtu se ndihej i tradhtuar nga klubi dhe pranoi se ai kishte refuzuar të hynte si zëvendësues në një ndeshje të kundër Tottenham Hotspurit sepse u ndje i “provokuar” nga Ten Hag.
Pak kohë pas intervistës, klubi anglez njoftoi se ka shkëputur kontratën me Ronaldon me marrëveshje të dyanshme.
“Ai donte të largohej, ishte mjaft e qartë. Dhe kur një lojtar definitivisht nuk dëshiron të jetë në këtë klub, atëherë ai duhet të largohet”, tha Ten Hag.
(Kosova Sot Online)