Ja kush është gjyqëtari i cili do ta referon gjysmëfinalen e parë, Argjentinë – Kroaci

  • 12 December 2022 - 10:56
Ja kush është gjyqëtari  i cili do ta referon gjysmëfinalen e parë, Argjentinë – Kroaci

Gjyqtari italian, Daniele Orsato dhe në VAR Massimiliano Irrati janë caktuar për ta referuar ndeshjen e parë gjysmëfinale në mes të Argjentinës dhe Kroacisë, ndeshje kjo e cila pritet të luhet më 13 dhjetor në ora 20:00 në Katar, shkruan "Kosova Sot Online".

Orsato mendohet se do të jetë kandidat kryesor për ta ndarë drejtësinë edhe në finale, derisa ai mori lëvdata kur kishte kontroll të plotë të ndeshjes së parë të Botërorit ku luajti mikëpritësi Katari kundër Ekuadorit, pastaj ishte gjyqtar edhe në fitoren e Argjentinës, 2-0, kundër Meksikës.

Ai është pushuar për tërë ndeshjet e 1/8-ës së finales dhe çerekfinaleve, por është kthyer në gjysmëfinale.

Për gjyqtarin nga Serie A do të këtë disa figura të njohura për të në fushë për të dyja skuadrat, përfshirë: Lautaro Martinez, Marcelo Brozovic, Angel Di Maria, Ivan Perisic, Leandro Paredes, Nikola Vlasic dhe Paulo Dybala. Orsato për herë të parë kishte referuar një ndeshje të Argjentinës në të tilla gara dhe ajo ishte fitorja 2-0 kundër Meksikës, derisa Kroacia ka regjistruar dy fitore dhe një humbje kundër Anglisë, 1-0 në Euro 2020, kur ai ishte gjyqtar. Presioni tani është rritur, sidomos pasi që Portugalia dhe Holanda kanë akuzuar gjyqtarët që në Botërorin e Katari 2022 e kanë favorizuar Argjentinën. Disa zyrtarë janë kritikuar për paraqitjet e tyre, jo vetëm në çerekfinale. 

(Kosova Sot Online )