
Lexoni edhe:
Ja kush është gjyqëtari i cili do ta referon gjysmëfinalen e parë, Argjentinë – Kroaci
Argjentina, Kroacia, Franca dhe Maroku janë katër Kombëtaret që janë në garë për ta fituar Botërorin e 2022 në Katar, e të cilat gjatë javës do ta kërkojnë finalen, transmeton "Kosova Sot Online".
Secila nga këto skuadra kanë futbollistë që i takojnë skuadrave të ndryshme rreth e rreth Botës, por disa janë të prezantuara me futbollistë më shumë së të tjerat.
Klubi që prezantohet me më së shumti futbollist në fazën e fundit të Botërorit është gjiganti gjerman, Bayern Munchen, me një total prej gjashtë futbollistëve.
Ja kush është gjyqëtari i cili do ta referon gjysmëfinalen e parë, Argjentinë – KroaciLexoni edhe:
Bavarezët kanë shumë afër dy skuadrat e La Ligës, Atletico Madrid dhe Sevilla, të cilat kanë njëjtë futbollistë – nga gjithsej pesë.
Bayern Munich
Kingsley Coman (Francë)
Benjamin Pavard (Francë)
Dayot Upamecano (Francë)
Lucas Hernandez (Francë)
Josip Stanisic (Kroaci)
Noussair Mazraoui (Marok)
Atletico Madrid
Angel Correa (Argjentinë)
Nahuel Molina (Argjentinë)
Rodrigo de Paul (Argjentinë)
Antoine Griezmann (Francë)
Ivo Grbic (Kroaci)
Sevilla
Bono (Marok)
Youssef En-Nesyri (Marok)
Gonzalo Montiel (Argjentinë)
Marcos Acuna (Argjentinë)
‘Papu’ Gomez (Argjentinë)
(Kosova Sot Online )