![](/uploads/kosova-sot/images/2022/December/13/200x200_kat1670917863.jpg)
Lexoni edhe:
Çfarë po ndodh në këtë Botëror... ka ndërruar jetë edhe gazetari i tretë!?
Newcastle thuhet se po mendon të blejë Christian Pulisic pasi ata i bashkohen Manchester United dhe Arsenal në luftën për amerikanin, transmeton "Kosova Sot Online".
Ekziston një interes i ri për anësorin e Chelseat, pasi ai ritregoi cilësitë e tij në garën e ShBA-së për Kampionatin Botëror. Pas disa muajsh zhgënjyes në Chelsea, Pulisic doli në plan të parë në turneun më të madh në futboll për Shtetet e Bashkuara.
Çfarë po ndodh në këtë Botëror... ka ndërruar jetë edhe gazetari i tretë!?Lexoni edhe:
Klubet e mëdha të Ligës Premier besohet se janë të interesuara për një lëvizje në janar për Pulisic dhe Newcastle tani i janë bashkuar luftës. Mirror raporton se 24-vjeçari është një nga tre objektivat që skuadra e Eddie Howe po shqyrton për të forcuar ambiciet e tyre në Ligën e Kampionëve. Chelsea e vlerëson Pulisic në rreth 45 milionë euro, por Newcastle shpreson të reduktojë tarifën.
(Kosova Sot Online )