Lexoni edhe:
Kapja e ish kryeprokurorit Ramiz Buzhala në flagrancë të abuzimit është vetëm një fije e hollë e argumentimit të zhytjes së thellë të organit të akuzës në ujërat e turbullta të krimit!
Një gjykatë spanjolle e ka liruar yllin Neymar dhe agjentët e tij nga akuzat për mashtrim dhe korrupsion në lidhje me transferin e brazilianit nga Santos në Barcelonë më 2013, transmeton "Kosova Sot Online".
Paditësi, kompania braziliani DIS, e ka akuzuar Neymar, babain e tij dhe ish presidentët e Santosit dhe Barcelonës për fshehje të qëllimshme të kostos të transferit të tij për t’ju shmangur pagesës për DIS si mbajtës i pjesshëm te të drejtave të shitjes së futbollistit.
Megjithatë, gjykata ka thënë të martën që “nuk ka prova që ishte një kontratë e rreme apo ndonjë aktivitet që synonte ta dëmtonte DIS”. Vendimi nuk ishte një befasi pas vendimit të Prokurorit të Shtetit të Spanjë që akuzat të hidhen poshtë. Kjo bëri që avokatët e DIS të vazhdojnë mospajtimet e tyre për rastin. DIS fillimisht kishte kërkuar pesë vjet burg për 30 vjeçarin Neymar.
DIS fillimisht kishte kërkuar pesë vite burgim për 30 vjeçarin Neymar. Por, pas tërheqjes së prokurorëve të shtetit, avokatët e DIS ulën kërkesat e tyre duke kërkuar dy vite e gjysmë burg për të.
Fitorja legale për Neymar vjen pak ditë pasi ai dhe Kombëtarja e Brazilit u eliminuan nga Botëror nga Kroacia në penallti në çerekfinale.
Të pandehurit e tjerë që u deklaruan të pafajshëm ishin babai i Neymar, i cili ka të njëjtin emër, nëna e tij, ish Presidenti i Santos, Odilio Rodrigues dhe ishte ekzekutivët e Barcelonës, Sandro Rosell dhe Josep Bartomeu.
DIS, të cilët kanë një zinxhir supermarketesh në Brazil, tha se kishte fituar të drejtat për Neymar më 2009 ku ata do të merrnin 40 për qind të shumës nga shitja në të ardhmen e Neymar, të cilat të drejta ia kishte paguar familjes së futbollistit dhe ishin diku afër 5 milionë real brazilian (atëherë dy milionë dollarë). DIS pretendoi se kishte marrë nga kjo shumë, shumë pak nga përqindja, diku 17 milionë euro kur Barcelona dhe Santos e kishin zyrtarizuar shumë e transferit, e cila ishte më e vogël se kosti reale që sipas tyre ishte 82 milionë euro, shkruan "Kosova SDot Online".
Neymar ju bashkua Barcelonës nga klubi brazilian Santos në moshën 21 vjeçare me një bujë të madh, kur ai tashmë konsiderohej si njëri prej futbollistëve më të mirë në botë. Ai ndihmoi gjigantin spanjoll ta fitojë një Ligë të Kampionëve dhe disa trofe të tjera para se të largohej për në Paris Saint-Germain më 2017.
(Kosova Sot Online )