Lexoni edhe:
Është thirrje për tu shqetësuar, Amerika nuk i mbështet liderët shqiptar të korruptuar e të pasuruar nga krimi i organizuar
Asistimi që bëri Lionel Messi mbrëmë tregon pse ai është një “GOAT” (Futbollisti më i mirë i të gjitha kohërave) dhe debati për të mund të quhet i përfunduar, shkruan "Kosova Sot Online".
Të përndriturit gjatë Botërorit si Pele apo Diego Maradona e kanë marrë famën e tyre përmes këtij turneu ku kanë pasur momentet e tyre më të mira. Për një kohë të gjatë, këta të dy janë konsideruar si futbollistët më të mirë në botën e futbollit për shkak se paraqitja në këto turne e tyre ishte e mahnitshme.
Si Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo janë vetëm dy futbollistët që krahasohen me këta të dy. Por, asnjëri prej tyre nuk ka arritur që duke u paraqitur në këtë garë të madhe të kenë një dallim masiv në skuadër. Ronaldo sapo është eliminuar nga Maroku në përpjekje për këtë trofe. Ai ka përfunduar i dyti me vetëm një gol, derisa u eliminua në çerekfinale të Botërorit.
Messi ka një rekord të njëjtë kur vjen të krahasimi me Cristiano Ronaldon në fazat e eliminimit direkt. Asnjë gol i shënuar deri më 2022 nga ai për vendin e tij, e ku kishte bërë vetëm dy asiste. Ai kishte asistuar në golin e Carlos Teves kundër Meksikës në fitoren 3-1 të Argjentinës në 1/8-ën e finales në Botërorin e 2010. Në të njëjtën garë, Messi asistoi në golin e Angel Di Maria, në fitoren 1-0 të Argjentinës kundër Zvicrës në edicionin e 2014-ës.
Në vitin 2018, Leo asistoi në golin e Mercados dhe Agueros në humbjen 4-3 nga Franca. Të dyja këto gjëra kanë filluar të ndryshojnë për Leon në Botërorin e fundit të karrierës së tij. Kënga e tij e mjellmës. Vallëzimi i fundit i Leos.
Çfarë ndryshoi? Për dallim nga garat e mëparshme, ky Leo messi duket shumë më i rëndësishëm për Argjentinën e tij. Ai bën që skuadra e tij të paraqitet si një orë muri, krejt ajo çfarë i duhet atij është që futbollistët ideal të jenë krah tij. Në asnjë nga gjeneratat e para nuk ishin kaq të mira, kjo është thjesht më sulmuese. Plus, Messit i duhen ato momentet e një gjeniu që ai nuk i kishte arritur në asnjë Botëror në fazën e eliminimit direkt. Këtë lojë të tij do ta mbajnë në mend të gjithë derisa të vdes. U desh minuta e 69-të që ai ta bënte një asist brilant që do të mbahet mend gjatë në Botë.
Messi theu të gjitha barrierat që u krijuan nga kritikët e tij pasi që ai arriti ta trullos mbrojtësin më të mirë të Botërorit deri me tani. ai krijoi një moment edhe të Maradonës edhe të Peles që i kishin në paraqitjet e tyre në Botëror.
Goli i Diegos kundër Anglisë më 1986. Goli jo real i Peles gjatë finales kundër Suedisë më 1958. Leo e bëri këtë me asistin e tij brutal që bëri për Julian Alvarez.
Por, fatkeqësisht kjo paraqitje e tij nuk do e mbyll debatin. Kjo do të ndodh vetëm nëse Leo e fiton Botërorin të dielën e ardhshme me të si futbollistin më të mirë. Messi, mbrëmë arriti në finale pasi shënoi gol në 1/8-ën e finales, çerekfinale dhe gjysmëfinale. Duket se tani ka ardhur koha për të.
(Kosova Sot Online )