Lexoni edhe:
Kryeministri Kurti optimist: Njohja nga 5 shtetet e BE-së do të përshpejtonte procesin e anëtarësimit të Kosovës
Ka raporte në rritje për emërimin e Jose Mourinhos në pozitën e përzgjedhësit të Kombëtares së Portugalisë. Nga kjo pozitë u shkarkua dje Fernando Santos, i cili arriti deri në çerekfinale të Kupës së Botës “Katar 2022”.
Sipas “Il Corriere Dello Sport”, agjenti i trajnerit, Jorge Mendes, zhvilloi një takim me Presidentin e Federatës së Portugalisë, Fernando Gomes, të enjten, duke diskutuar për pagën e mundshme të klientit të tij.Megjithatë, thuhet se qëndrimi te Roma mbetet prioriteti i Mourinhos.
59-vjeçari ka kontratë të vlefshme me klubin italian deri në verën e vitit 2024. Ndërkohë, trajneri portugez ka mbërritur dje në Portugali së bashku me skuadrën e tij. Roma do të përgatitet për pjesën e dytë të sezonit në vendlindjen e Mourinhos dhe sot do të përballet me Cadizin në një ndeshje miqësore.
(Kosova Sot Online )