
Lexoni edhe:
Kryeministri Kurti optimist: Njohja nga 5 shtetet e BE-së do të përshpejtonte procesin e anëtarësimit të Kosovës
Sergio Busquets është tërhequr nga Kombëtarja e Spanjës. Mesfushori njoftoi zyrtarisht këtë të premte për pensionimin e tij nga “Furia e Kuqe”, shkruan "Kosova Sot Online".
Busquets regjistroi 143 paraqitje për Spanjën, duke luajtur në çdo ndeshje në Kupën e Botës në Katar.
Gjatë këtij rrugëtimi, 34-vjeçari kontribuoi me dy gola dhe nëntë asistime.
Busquets me Spanjën e fitoi Kupën e Botës në vitin 2010, si dhe doli triumfues në Evropianin e vitit 2012.
(Kosova Sot Online )