Djali i Maradonës për kombëtare e Argjentines: Dua të vendos yllin e tretë në gjoks sepse e meritojnë këta futbollistë

  • 17 December 2022 - 13:49
Djali i Maradonës për kombëtare e Argjentines: Dua të vendos yllin e tretë në gjoks sepse  e meritojnë këta futbollistë

Diego Armando Maradona Sinagra lindi në shtator 1986, vetëm disa muaj pasi babai i tij fitoi Kupën e Botës në Meksikë.

Ai prej vitesh nuk kishte kontakte me të atin, por në fazën e fundit të jetës së yllit argjentinas, ata patën një marrëdhënie të jashtëzakonshme.

Ai është më i madhi nga pesë djemtë e Diego-s dhe, sigurisht, ai që foli më shumë për futbollin me El Pelusa, transmeton "Kosova Sot Online ".

Diego Junior aktualisht është trajner i një ekipi në kategoritë më të ulëta të Italisë, Napoli United.

Ai po e përjeton Kupën e Botës si çdo argjentinas tjetër, edhe pse ende jeton në Napolin e tij të lindjes dhe rrallë shkon në Argjentinë gjatë vitit.

“Po e jetoj si “loco”, po i shikoj të gjitha ndeshjet, po i shikoj të gjitha lajmet, dua të vendos yllin e tretë në gjoks sepse vërtet e meritojnë këta futbollistë. Po lënë gjithçka për fanellën dhe shpresoj që të ndodhë”, tha ai.

Kur vjen puna për të vlerësuar se si do të ndihej babai i tij për këtë Botëror, Diego Junior nuk ka dyshime. Ai e donte kombëtaren e tij dhe do të vazhdojë ta shijojë atë nga qielli.

“Unë jam plotësisht i bindur se babai im është krenar për mënyrën se si ata po mbrojnë fanellën dhe dëshirën që ata vënë në të. Për mua, babai im është krenar për ta atje lart”, tha Diego Jr.

(Kosova Sot Online )