![](/uploads/kosova-sot/images/2022/December/19/200x200_222221671431785.jpeg)
Lexoni edhe:
Vetëm me qeveritar të pa korruptuar hapet rruga e sigurt e Kosovës për integrim në Evropën e Bashkuar
Antonio Cassano, i cili e ka pagëzuar djalin e tij me emrin e Lionel Messi, ka vendosur që ta festojë Botërorin dhe fitoren e Argjentinës me një zhytje në pishinën e ftohtë, transmeton "Kosova Sot Online".
Ish futbollisti i Italisë nuk e ka fshehur adhurimin e tij për Messi, kështu që ka shkuar edhe më larg duke ia vënë emrin djalit të tij, Lionel, ashtu sikurse e ka La Pulga.
Kështu që kur Messi shënoi dy herë në Botëror dhe e shënoi edhe penalltinë në finale dhe mposhti Francën pas barazimit 3-3, Cassano bëri diçka speciale.
“Është dy gradë Celsius, uji ngrin. VAMOS LEO! KAMPION BOTE, JE MË I MIRI NË HISTORI!”, SHKROI AI.
Messi po ashtu fitoi Topin e Artë të Botërorit mbrëmë.
(Kosova Sot Online )