Lexoni edhe:
“Hot” tifozja e Botërorit të Katarit zgjohet nga gjumi me Granit Xhakën “përballë”!
Kampionati Botëror i futbollit mori fund dhe tash është koha për t’i bërë llogaritë.
Falë pjesëmarrjes në “Katar 2022”, të gjitha Kombëtaret pjesëmarrëse janë pasuruar me miliona dollarë.
Ekipet kombëtare që u eliminuan në fazën e grupeve si Katari, Ekuadori, Uellsi, Irani, Meksika, Arabia Saudite, Danimarka, Tunizia, Kanadaja, Belgjika, Gjermania, Kosta Rika, Kameruni, Gana, Uruguai e Serbia i morën nga 9 milionë dollarë secila.
“Hot” tifozja e Botërorit të Katarit zgjohet nga gjumi me Granit Xhakën “përballë”!Lexoni edhe:
Kurse, Kombëtaret që shkuan në të tetën e finales si SHBA-të, Senegali, Australia, Polonia, Spanja, Japonia, Zvicra dhe Koreja e Jugut i morën nga 13 milionë dollarë secila.
Ekipet që shkuan në çerekfinale, përfshirë këtu Brazilin, Holandën, Portugalinë dhe Anglinë, u pasuruan me nga 17 milionë dollarë.
Vendi i katërt, Maroku, i mori 25 milionë dollarë.
E treta, Kroacia u pasurua me 27 milionë dollarë.
Nënkampionia botërore, Franca i fitoi 30 milionë dollarë, kurse kampionia botërore, Argjentina, i mori 42 milionë dollarë, shkruan "Kosova Sot Online "
Në total, shuma e shpërblimeve në krahasim me Botërorin 2018, kur ishin ndarë 400 milionë dollarë për Kombëtaret pjesëmarrëse, në Botërorin 2022 është rritur dukshëm.
Këto para, FIFA i siguron nga financat që i merr nga organizatori i Botërorit.
(Kosova Sot Online )