Lexoni edhe:
Një Gjykatë Ndërkombëtare e Drejtësisë për Krimet e luftës në Ballkan, formula e vetme e paqes dhe pastrimit të politikës së kriminalizuar dhe pajtimit
Në Argjentinë po bëhet një festë e çmendur për triumfin e Kombëtares së këitj vendi në Kupën e Botës. Miliona njerëz i kanë pushtuar rrugët e Buenos Aires për të festuar dhe për t’i pritur heronjtë e tyre, me në krye Leo Messin. Por, jo gjithçka shkoi mirë në dyndjen e njerëzve nëpër rrugët e kryeqytetit. Në fakt, situata ka eskaluar gjatë festimeve dhe janë shfaqur edhe trazira ndërkohë, njoftojnë mediat jug-amerikane. Një pjesë e tifozëve janë parë duke u përleshur me policinë në Buenos Aires në fund të një dite me plot festë dhe gëzim. Gjithçka nisi kur policia nisi t’i arrestonte disa tifozë që ishin futur në monumentin Obelisk. Si kundërpërgjigje, tifozët iu vërsulën policisë duke gjuajtur me gjësende të forta, përfshirë këtu edhe gurët dhe shishet e xhamit, derisa policia u detyrua t’i përdorte plumbat e gomës dhe ata me ujë, raporton “AP”, transmeton "Kosova Sot Online ".
Si rezultat, dhjetëra tifozë u arrestuan dhe parada e parakalimit të ekipit në qytet u ndërpre.
Ndërkohë, pati edhe dhjetëra të lënduar, më saktësisht mbi 30, mbi të gjitha disa prej tyre e pësuan keq derisa po mundoheshin të hipnin në autobusin e hapur që po parakalonte nëpër qytet në paradën e tij tradicionale.
Festa në Buenos Aires ka shkaktuar kaos total, me rrugët që u bllokuan, po ashtu edhe autostradat dhe komunikacioni u bllokua totalisht. Kontingjenti i ekipit argjentinas u detyrua të largohej me anë të një helikopteri pasi ishte e pamundur që një gjë të tillë ta bënte përmes autobusit transparent. Argjentina e fitoi Kupën e Botës pas pritjes prej 36 vjetësh, ndërsa në “Katar 2022” e mposhti Francën në finale pas penalltive, derisa loja e rregullt përfundoi 2:2 e pas vazhdimeve, 3:3.
(Kosova Sot Online )