Laura Fazliu mposhtet në finale, fiton medaljen e argjendtë

  • 21 December 2022 - 16:33
Laura Fazliu mposhtet në finale, fiton medaljen e argjendtë

Laura Fazliu është treguar e jashtëzakonshme në Mastersin e Izraelit, transmeton "Kosova Sot Online". Xhudistja kosovare e ka fituar medaljen e argjendtë në kategorinë deri në 63 kilogramë.

Në luftë për medaljen e artë, ajo u mposht nga japonezja, Miku Takaichi me IPPON.

Fazliu ishte më e suksesshme sesa izraelitja Gili Sharir, të cilën e eliminoi në gjysmëfinale.Paraprakisht, Laura në rrethin e parë e mposhti francezen Manon Deketer. Në atë të dytë ishte më e mirë se sllovenia Andreja Leski, kurse në çerekfinale e eliminoi polaken Angelika Szymanska. Kujtojmë se dje, Distria Krasniqi e fitoi medaljen e artë, kurse Nora Gjakova u rendit e pesta. Nesër do të garojë edhe Loriana Kuka. 

(Kosova Sot Online )