Fytyra e Messit, në kartëmonedhat argjentinase

  • 22 December 2022 - 08:39
Fytyra e Messit, në kartëmonedhat argjentinase

Banka Qendrore e Argjentinës është duke e konsideruar futjen e imazhit të Lionel Messit në kartëmonedhën e 1000 pesove argjentinase, ka shkruar të mërkurën “El Financiero”, transmeton "Kosova Sot Online ".

1000 peso argjentinase kanë vlerën e pak më shumë se 5 eurove, por ideja është që ta bëjnë një gjë të tillë për futbollistin më të mirë të gjallë, për shumë kë, edhe më të mirë se vetë Diego Maradona.

Messi e fitoi Kupën e Botës me Argjentinën dhe u shpall më i miri i turneut në Katar.

Ishte titulli i tretë i Argjentinës, ndërsa u desh pritje 36-vjeçare për një gëzim të tillë.

Messi në Botërorin e Katarit theu plot 12 rekorde.

(Kosova Sot Online )