Lexoni edhe:
Fytyra e Messit, në kartëmonedhat argjentinase
Ylli portugez i futbollitCristiano Ronaldo do të bëhet shumë shpejt me klub të ri, transmeton "Kosova Sot Online", sipas lajmeve të plasuara në mediat ndërkombëtare pas Katarit 2022.
Ronaldo është duke ushtruar i vetëm në Dubai për ta ruajtur formën, ndërsa është në pritje të lajmeve të reja nga menaxheri i tij, Jorge Mendes.
Me gjasë, pesë herë fituesi i Topit të Artë do të transferohet në klubin arab, Al Nassr.
Fytyra e Messit, në kartëmonedhat argjentinaseLexoni edhe:
Atje do t’i bashkohej trajnerit Rudi Garcia, ndërsa klubi arab mund ta sakrifikojë lojtarin Aboubakar për t’i bërë hapësirë portugezit, shkruan "Kosova Sot Online "
Flitet se deri para pak ditësh 37 vjeçari u ishte ofruar klubeve evropiane pasi dëshiron të luajë në Ligën e Kampionëve, por nuk ka marrë përgjigje pozitive pasi ka munguar interesimi për të.
Njëri prej klubeve që thuhet se iu ofrua ish-futbollisti i Sporting Lisbonës, Manchester Unitedit, Real Madridit dhe Juventusit duket se është Eintracht Frankfurti, ndërsa ambasadori i Olympique Marseilles ka zbuluar se edhe ky klub ishte në bisedime me lojtarin.
Ronaldo u nda muajin e kaluar me Manchester Unitedin pas intervistës që e dha, ku e goditi fort klubin e tij.
(Kosova Sot Online )