Man City eliminon Liverpoolin
Një ndeshje spektakolare është zhvilluar sonte në “Etihad Stadium” mes Manchester Cityt dhe Liverpoolit.
“Citizens” triumfuan 3:2 në kuadër të 1/8 së finales së Carabao Cup, duke eliminuar “Të Kuqtë” nga kjo garë.
Erling Haaland hapi festivalin e golave në minutën e 10-të të ndeshjes, pas asistimit të De Bruynes.
Rezultati u barazua në minutën e 20-të kur Fabio Carvalho realizoi.
Me rezultatin 1:1 u mbyll edhe pjesa e dytë, e cila ishte shumë intenzive.
E edhe më intenzive dhe më e zjarrtë u tregua pjesa e dytë e ndeshjes, ku u realizuan edhe tre gola tjerë.
Fillimisht Mahrez shënoi për vendasit për 2:1 në minutën e 47-të të ndeshjes, pas asistit të Rodrit.
Por, vetëm një minutë më pas, Salah barazoi rezultatin duke ia ndalur në gjysmë festën vendasve.
Në minutën e 58-të, Nathan Ake shënoi bukur me kokë, pas asistimit maestral të De Bruynes për epilogun e këtij takimi.
Kështu, Manchester City përparon tutje në çerekfinale të Carabao Cup, kurse rrugëtimi i Liverpoolit ndalet në të tetën e finales.
(Kosova Sot Online)