Lexoni edhe:
Zbulohet Dokumenti: Ja çfarë rekomandimesh e konkluzione ka dhënë Komisioni i Venedikut për Byronë e konfiskimit të pasurisë
Roberto Mancini fokusohet te viti 2023 kur Italia do të luajë ndeshjen e parë të këtij viti kundër Anglisë. Mancini stërviti dy grupe të ndryshme në Coverciano gjatë javës së fundit, i pari me lojtarë nga Seria B dhe i dyti me lojtarë nga Seria A dhe jashtë saj, transmeton "Kosova Sot Online".
“Ne i njihnim djemtë që i shohim në mënyrë sporadike, për t’i stërvitur dhe parë në stërvitje, mendoj se është shumë interesante,” tha Mancini për faqen e internetit të FIGC.
“Ky është takimi i dytë që bëjmë. Këto momente na lejojnë të njohim më mirë disa nga djemtë. Të shikosh ata nga tribuna apo në fushë nuk është e njëjta gjë”, tha ai.
Mancini dukej ende i zhgënjyer për moskualifikimin në Kupën e Botës dhe u kërkoi falje të gjithë italianëve.
Megjithatë, ai u përqendrua shpejt te viti i ri kur Azzurri-t do të fillojnë me ndeshjet kualifikuese të Euro 2024 dhe finalet e Ligës së Kombeve.
“Ndeshja e parë është sërish kundër Anglisë, jemi bërë miq”, tha Mancini duke buzëqeshur.
“Do të jetë e rëndësishme sepse është ndeshja e parë në kualifikueset e Euros. Ne duhet të përqendrohemi në këtë dhe të sigurohemi që të arrijmë atje në formën më të mirë. Më pas përballemi me Maltën dhe finalet e Ligës së Kombeve. Është një turne prestigjioz dhe do të ishim të lumtur ta fitonim nëse do të kishte mundësi”, përfundoi ai.
(Kosova Sot Online )