Lexoni edhe:
Pele në gjendje kritike duke numëruar orët e fundit për jetën, vajza e legjendës braziliane shkruan mesazhin prekës
Karim Benzema ua ka bërë “unfollow” të gjithëve, përveç pesë ish-bashkëlojtarëve të tij në Kombëtaren e Francës, pasi njoftoi për pensionimin e tij, transmeton "Kosova Sot Online".
Fituesi i “Topit të Artë” për vitin 2022 pritej të udhëheq sulmin e “Gjelave” në Kupën e Botës në Katar, por nuk ia doli të luante shkaku i një lëndimit që mori para turneut.
Më pas ai u largua nga grumbullimi dhe u rikthye në shtëpi.
U tha se Benzema e refuzoi një ftesë nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, për të marrë pjesë në finalen e Kupës së Botës, ku Franca humbi 4:2 në penallti kundër Argjentinës.
Derisa raportohet se sulmuesi i Real Madridit ka prishur raportet me Didier Deschamps, duket se ai ka raporte të mira me shumë nga futbollistët e Francës.
Sipas “Marca”, ish-sulmuesi i Lyonit nuk ndjekë më në “Instagram” shumicën dërrmuese të Kombëtares së Francës, duke mbajtur vetëm bashkëlojtarët e tij te Real Madridi; Eduardo Camavingan, Aurelien Tchouamenin, si dhe Raphael Varanen, Kylian Mbappen dhe Marcus Thuram.
34-vjeçari ende ndjek ish-trajnerin e tij Zinedine Zidane, i cili është i lidhur me pozitën e trajnerit te Franca.
(Kosova Sot Online )