Lexoni edhe:
Loja e fundit e dështuar e Aleksandër Vuçiqit me skenarin e provokimeve për t’ia vënë zjarrin Veriut të Kosovës
Familja e Peles i kaloi Krishtlindjet në spitalin e Sao Paolos, derisa legjenda e futbollit po lufton me sëmundjen që e ka prekur, transmeton "Kosova Sot Online".
Vajza e tij, Kely Nascimento, ka qenë me të në javën e fundit, ndërsa asaj i është bashkuar edhe vëllai, Edinho dhe pjesa tjetër e familjes për festën e fundvitit, derisa thuhet se gjendja shëndetësore e atij që konsiderohet si futbollisti më i mirë në histori, po përkeqësohet.
Tri herë kampioni i botës është shtrirë në spital më 29 nëntor për shkak të një infeksioni, ndërsa vazhdon të luftojë me kancerin në zorrë.
Ai po ashtu në fillim të dhjetorit u prek me COVID-19, ndërsa thuhet se ikona e futbollit po përballet me komplikime të ndryshme dhe me përparim të kancerit në trupin e tij.
Në ditën e Krishtlindjeve, vajza e tij e postoi një fotografi ku shihet ajo dhe pjesëtarët tjerë të familjes në spital, duke i falënderuar doktorët dhe motrat për kujdesin që po e shfaqin ndaj babait të saj.
82 vjeçari ka hasur në probleme shëndetësore viteve të fundit, ndërsa bota e futbollit lutet që ai të shërohet dhe të vazhdojë ta shijojë jetën.
Ditë më parë, përmes një postimi në rrjetet sociale, Pele ia uroi titullin e kampionit të botës, Argjentinës.
(Kosova Sot Online )