Lexoni edhe:
I biri i Peles qëndron pranë babait në spital, hoqi dorë nga klubi
raportohet se Joao Felix po planifikon të largohet nga Atletico Madridi në afatin kalimtar të janarit. Futbollisti portugez nuk ka arritur të ambientohet asnjëherë në ambientin e “Los Colchoneros” dhe shpeshherë ka përfunduar në bankinë në ekipin e Diego Simeones, transmeton "Kosova Sot Online".
E ndërkohë, mediat e huaja raportojnë se interesim për përfaqësuesin portugez kanë shfaqur klubet angleze. Gazetari sportiv italian Fabrizio Romano raporton se futbollistin ofanziv e duan Manchester United dhe Arsenal.
I biri i Peles qëndron pranë babait në spital, hoqi dorë nga klubi Lexoni edhe:
Sipas tij, bisedimet e zyrtarëve të këtij klubi me menaxherin e futbollistit tashmë kanë nisur. Ndërkohë, mediumi britanik “Daily Telegraph” raporton se në garë për 23 vjeçarin është futur edhe Chelsea, e cila synon ta sjell lojtarin në “Stamford Bridge” gjatë janarit në formë huazimi, me obligim blerjeje në verën e vitit 2023. Felix e ka ndërmend të bisedojë me drejtuesit e Atleticos, nga të cilët po e pret “aminin” për të negociuar më detajisht me klubet e interesuara.
(Kosova Sot Online )