Nga spitali i Sao Paolos vjen një lajm shpresdhënës për legjenden e futbollit brazilian Pele

  • 28 December 2022 - 10:46
Nga spitali i Sao Paolos vjen një lajm shpresdhënës  për legjenden e futbollit brazilian Pele

Legjenda braziliane, Pele është shtruar qe një muaj në spital pas përkeqësimit të gjendjes së tij shëndetësore, por lajmet e fundit vijnë inkurajuese. ka shenja përmorësimi, shkruan "Kosova Sot Online".

82 vjeçari iu nënshtrua kimioterapisë pas shfaqjes së tumorit në zorrën e trashë.Gjithashtu, atij iu zbulua dhe një infeksion respirator dhe gjendja e tij në ditët e fundit ishte shumë e rëndë.

Por, një fije shprese ka lindur së fundmi pas buletinit të ri të spitalit “Albert Einstein”, ku ikona e futbollit është shtruar që nga 29 nëntori. Sipas mjekëve të spitalit të Sao Paolos, infeksioni respirator i “O Rey” ka nisur të shërohet dhe gjendja e tij po përmirësohet. “Vazhdon të shfaq përmirësim në gjendjen e tij klinike, posaçërisht infeksioni respirator”, njoftojnë nga spitali. Sidoqoftë, nënvizojnë që nuk është paraparë asnjë lëshim nga spitali. Gjithashtu, nga spitali njoftojnë se Pele “mbetet në një dhomë të përbashkët, i vetëdijshëm dhe me shenja vitale stabilizimi”. Familja po i qëndron afër atij që konsiderohet si futbollisti më i mirë në histori. Të gjithë po luten për legjendën e futbollit. 

(Kosova Sot Online )