
Lexoni edhe:
Mbajti në krahë një kukull me fytyrën e Mbapesë, francezi reagon pas veprimit të Martinezit
Në Francë po vazhdon të diskutohet me të madhe kartoni i kuq që e mori Neymar në ndeshjen e mbrëmshme ndërmjet Paris Saint-Germainit dhe Strasburgut, transmeton "Kosova Sot Online".
Ylli brazilian i mori dy kartonë të verdhë në harkun e dy minutave dhe dyshimet janë se ai u ndëshkua qëllimisht pasi dëshironte të jetë i lirë dhe të mos ketë angazhime me klubit gjatë kësaj periudhe të Vitit të Ri për të shkuar në Brazil, shkruan "Kosova Sot Online". PSG-ja ka lojë menjëherë pas Vitit të Ri, respektivisht më 1 janar.
Mediumi francez “Canal Plus” raporton se përfaqësuesi brazilian nuk e ka pritur madje as përfundimin e ndeshjes dhe menjëherë, nga zemërimi, është larguar nga “Parku i Princave”, përcjell “"Kosova Sot Online".
Nuk është hera e parë që Neymar merr karton të kuq në fundvit. Edhe pse është njëri prej lojtarëve më të rëndësishëm të PSG-së, ish-futbollisti i Santosit dhe Barcelonës ka ditur ta prishë imazhin e tij me veprime të tilla në karrierën e tij.
(Kosova Sot Online )