Djali i Peles: Shko tek Zoti, babi im
Bota e futbollit në zi. Legjenda braziliane e futbollit, Pele ka vdekur sot.
Ai vdiq në moshën 82-vjeçare.
Pele konsiderohej si njëri prej futbollistëve më të mirë në histori të futbollit, ndërsa fitoi tri herë Kupën e Botës me Brazilin.
Ndërkohë ka reaguar edhe djali i Peles, Edinho.
“Shko tek Zoti, babi im”, shkroi ai në Instagram.
(Kosova Sot Online)