Momenti kur Maradona e pranoi se Pele ishte më i miri
Me vdekjen e Peles këtë të enjte, dy nga lojtarët më të mëdhenj që kanë shkelur në një fushë futbolli nuk janë më me ne.
Por deri më sot debati se kush ishte më i mirë, Pele apo Maradona, vazhdon të ndajë opinionet.
Të dy lojtarët gëzonin një marrëdhënie respekti të ndërsjellë, në fakt disa vite më parë kur superylli argjentinas ishte ende duke luajtur, një gazetar e pyeti se kush ishte më i mirë, ai apo Pele.
Maradona u përgjigj me shpejtësi:
“Jo, jo, Maradona është Maradona, Pele ishte më i madhi, unë jam thjesht një lojtar normal… Nuk mundohem ta imitoj Pelen, të gjithë e dinë se ai ishte më i madhi ndonjëherë”, kishte thënë numri historik 10.
(Kosova Sot Online)