Përse nëna e Peles nuk e di ende se djali i saj ka vdekur

  • A.P /
  • 02 January 2023 - 10:15
Përse nëna e Peles nuk e di ende se djali i saj ka vdekur

Nëna e Pelé, e cila mbushi 100 vjeç nëntorin e kaluar, nuk e di ende për vdekjen e djalit të saj, i cili u godit nga kanceri në moshën 82-vjeçare.

Këtë e ka bërë të ditur motra e O Rei, Maria Lucia, e cila kujdeset për Celeste.

Maria tha se foli disa herë me të ëmën Doña Celeste për gjendjen e djalit të saj dhe e bëri të kuptonte seriozitetin e gjendjes, duke i thënë se do të lutej për shëndetin e tij, por nuk i tregoi se ai ka vdekur:

“Ajo nuk e di. Ne flasim, por ajo nuk e di. Është në botën e saj të vogël. Ndonjëherë kupton, ndonjëherë jo. Ajo hap sytë dhe unë them, ‘Le të lutemi për të’. Ajo nuk është e vetëdijshme”, shpjegoi Maria duke folur për ESPN.

Më 20 nëntor, Doña Celeste festoi 100 vjetorin e saj dhe Pele e uroi me një postim në rrjetet sociale: “Sot ne festojmë 100 vjetorin e jetës së Doña Celeste. Që në moshë të re ajo më mësoi vlerën e dashurisë dhe paqes.

Unë kam më shumë se njëqind arsye për të qenë mirënjohës që jam djali yt. I ndaj këto foto me ty, me shumë emocion për të festuar këtë ditë. Faleminderit për çdo ditë në krah mami”.

Sakaq, motra e Pelé, Maria Lucia, ka rrëfyer momentet e fundit të jetës së vëllait të saj:

“Ka qenë shumë e vështirë, e dimë që nuk jemi të përjetshëm, por ma pikëlloi shumë zemrën. Arritëm të jemi pranë tij, ai vetë e ndjeu se po largohej, ishte i qetë, folëm pak, me ndjenjë e dija që po largohej. Duke qenë shumë fetar kur më foli më tha që ishte në dorën e Zotit”.

Maria foli dhe për impaktin në botëb e futbollit: “Mendoj se futbolli vdes pak me të. Ajo që përfaqësonte, atë që jetoi në botën e futbolli do të jetë shumë e vështirë për t’u kapërcyer”.


(Kosova Sot Online)